Apple redukton prodhimin e IphoneX, nuk ka shitje!
Written by rt on 19/04/2018
Apple redukton prodhimin e IphoneX, nuk ka shitje!
Apple reduktoi prodhimin e iPhone X per tremujorin e pare te ketij viti dhe te njejten mase, ndoshta edhe me drastike pritet qe te marre edhe per tremujorin qe sapo ka nisur. Sipas Wall Street Journal, drejtuesit e Apple e ndermoren kete mase te detyruar nga shitjet e pakta ne treg te telefonit me te kushtueshem, por edhe me te avancuar te gjigantit amerikan te teknologjise. Ne tremujorin e pare, Apple kishte planifikuar te prodhonte 40 milione iPhone X, por duke pare sasine e madhe te mbetur stok ne treg e pergjysmoi kete shifer duke e çuar ne 20 milione. Po 20 milione perflitet se eshte edhe plani per tremujorin e dyte te ketij viti, megjithese nga vete kompania nuk jepet asnje e dhene zyrtare.