Danezet kerkojne qe “lumturia” e tyre te mbrohet nga UNESCO!

Written by on 19/04/2018

Danezet kerkojne qe “lumturia” e tyre te mbrohet nga UNESCO!

Danimarka do t’i kerkoje Agjencise Kulturore te Kombeve te Bashkuara, UNESCO, te njohe dhe mbroje zyrtarisht lumturine e vendit. Dihet qe Danimarka eshte nje nder vendet me shkallen me te larte te  mirqenies ne bote dhe ne te gjitha studimet mbi popujt me te lumtur , Danimarka mban kreun e klasifikimeve. Ne kete vend gjendja e lumturise quhet “hygge”. Ajo nenkupton nje gjendje rehatie, ngrohtesie dhe kenaqesie dhe u bashkengjitet rendom aftesise se danezeve per t’u shfaqur te relaksuar dhe te fresket , majde  eshte perhapur edhe ne vende te tjera te botes vitet e fundit. Promovuesit e turizmit ne kete vend nen sloganin “Vizito Danimarken” thane se vendi do te aplikonte se shpejti tek UNESCO dhe shpresjne se organizata do t’i pergjigjet pozitivisht kerkeses, ne menyre qe hygge te listohet krah trashegimive te tjera kulturore si ‘kultura e birres belge, pices napoletane dhe praktikes indiane te joges.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist