Aero Train nis eksperimentimin per transportin e se ardhmes!

Written by on 28/04/2018

Aero Train nis eksperimentimin per transportin e se ardhmes!

Gara per trenin me te shpejte ne bote ka nje konkurrent te ri: Aero Train, i ndertuar ne bashkepunim mes Kines dhe Japonise. “Treni-aeroplan”, eshte ne faze eksperimentimi ne territorin japonez, ku ka arritur shpejtesine maksimale 500 kilometra ne ore, ndersa emri vjen nga forma e tij e çuditshme. Treni “fluturon” mbi binaret magnetike, duke e rregulluar pozicionin e tij nepermjet nje tip krahesh qe e bejne me stabel dhe eficiente levizjen me shpejtesi te larte. Pavaresisht teknologjise se larte, frymezimi per sistemin e ri ka ardhur nga albatroset. Keta shpende jane ne gjendje te fluturojne per kilometra te tere duke harxhuar pak energji.


Current track

Title

Artist

Background