Studimi, ja artistet me te preferuar te femijeve
Ed Sheeran, Little Mix dhe Stormzy jane artistet me te dashur ne mesin e femijeve te moshave 7 deri ne 17 vjeç, sipas nje raporti te ri mbi muziken dhe mireqenien. Sondazhi i 1001 femijeve ne Angli u botua nga Youth Music, nje organizate bamirese qe investon ne projektet muzikore per te rinjte. Kater ne 10 nga te anketuarit thane se muzika i bente te ndiheshin mire dhe 85% thane se i bente te ndiheshin me te lumtur. Sipas hulumtimit, te rinjte e duan muziken per te kaluar kohen e lire, se bashku me lojerat.