Weekend Destination – Pushimet per Pashke 2019

Written by on 09/04/2019

Weekend Destination – Pushimet per Pashke 2019

Festa e Pashkeve eshte shume afer  dhe pergatitjet qe behen me rastin e kesaj feste ne shume vende te botes jane vertete terheqese.

Pashket jane nje feste e vjeter qe daton nga izraelitet e lashte, ku gjate periudhes se Pranveres ata bashkoheshin per te festuar lirine ndaj skllaverise. Tradita dhe menyra te ndryshme pritjeje dhe festimi karakterizojne kete feste ku perkujtohet Ngjallja e Krishtit.

Pashkët Katolike këtë vit janë më 21 Prill, (e diel) ndersa Pashket Ortodokse me date 28 prill (e diel). Meqë festa i bie të dielën, e hena do te jete pushim, por duke shfrytëzuar edhe pushimin javor të së shtunës dhe të së dielës, 3 ditë pushimi – një mundësi fantastike për të udhëtuar.

Ne do te sjellim disa prej destinacioneve europiane qe mund te perzgjidhni per kete feste.

Algarve, Portugali

Duket sikur Portugalia po jeton ditë të mira turistike. Klima e butë dhe atraksionet e panumërta bëjnë që të jetë një nga desitanacionet më interestant të momentit. Algarve eshte ne krye te preferencave te turisteve per vitin 2019 , por nuk mbetet pas kryeqyteti Lisbona, fale cmimeve te perballueshme . Gjatë muajit Prill, nga data 4 deri ne 14 prill  do të zhvillohet festivali i kuzhinës “Lisboa Fish and Flavoursˮ, për dhjetë ditë me radhë qyteti do të zjej nga aktivitete të shumtë në fushën e kulinarisë. Do të mund të jeni spektator të shfaqjeve të ndryshme të gatimit. Do të mund te provoni e shijoni cdo gjë që gatuhet aty, falas. Lisbona ju pret!

Image result for Lisboa Fish and Flavours

Santorini , Greqi

Nëse trembeni se moti i keq do t’ju prish pushimet tuaja, Santorini është vendi i përsosur ku mund të shkoni pa u shqetësuar. Dielli shkëlqen në Pranverë dhe temperaturat janë ideale. Jeta e natës, plazhet, ushqimi mesdhetar, vallet tradicionale dhe bota arkeologjike janë vetëm pak shije nga çfarë Santorini ofron.  Oia nuk mund të jetë kryeqyteti, por është fshati që tërheq turmat e turisteve edhe kete periudhe sidomos për ndërtesat e famshme të tij të bardha në skajet e shkëmbinjve dhe rrugët për këmbësorë të veshur me butiqe elegante (mos humbisni Speira, një dyqan koncepti I te cilit përkrah dizenjatorët helenë) .

Këtu janë ritet greko-ortodokse. Pashkët nuk përputhen me kalendarin katolik. Përgjithësisht këtu aktivitetet nisin që të hënën me futurimin e balonave. Të premten në mbrëmje bëhen lutjet, të shtunën në mesnatë, kryeipeshkvi njofton ringjalljen dhe i fton të gjithë besimtarët të ndezin nga një qiri, ta marrin në shtëpi dhe ta vendosin tek porta e shtëpisë së tyre. Menyra tipike përbëhet nga ëmbëlsirat dhe buka e Pashkëve , natyrisht nuk mungojnë vezët e ngjyrosura dhe supa me qengj Maghiritsa (magjerica) dhe kokoretsi (kukureci).

Image result for Santorini pasqua

 

Pashket ne Amsterdam , Holandë

Vetem 30 minuta larg nga kryeqyteti i Hollandës, ndodhet ky margaritar, Keukenhof Garden. Kopshti I madh është i njohur për shfaqjen e saj spektakolare prej rreth 800 lloje  të tulipaneve (më shumë se shtatë milionë rrenjë janë mbjellë çdo vit). Aktivitetet gjate fundjaves se Pashkëve ne Amsterdam perfshijne tematika shumengjyreshe duke qene se perkon dhe me periudhen kur ky kopesht eshte I hapur per turistet. Vezet e pashkeve ne Amsterdam jane nder me te bukurat te dekoruara se ne asnje qytete tjeter. Nese deshironi  te ktehheni ne shtepi me disa dhurata vizitoni serine e dyqaneve te vogla te luleve ne Amsterdam . Gjithashtu mos humbisni nje vizite ne Muzeun e Tulipaneve ne kryeqytetin hollandez.

Image result for Keukenhof Garden.

Per festa dhe Flamenko gjate pashkeve zgjidhni Seviljen ne Spanje

Ndoshta një nga festa më të rëndësishme në Sevilje, eshet “Java e Shenjte” një javë e gjatë,  e cial përbëhet nga më shumë se 50 aktivitete nëpër rrugë, me vullnetarë të veshur me statuja religjioze që datojnë në epokën baroke. Përgjatë rrugeve te qytetit do et shihni profesioniste te flamencos me veshjet e tyre tipike  me kapele dhe ballkonet e shtepive te stolisura me detaje inetersante te festes se Pashkeve.

Ndoshta për historinë dhe traditat ultra katolike, por këtu festa është shumë e ndjerë, në të gjitha rajonet organizohen procesione që zgjasin gjatë gjithë javës së shenjtë. Penitenti incappucciati (Nazarenos) kalon për rrugë, dëgjohet muzikë kishtare dhe njerëzit mbushin plot rrugët dhe dritaret: një ripërjetim i vërtetë i traditës. Torta tipike quhet Mona dhe është e dekoruar me çokollatë

Image result for flamenco spain pasquale

 

Siracusa, Siçili

Në Itali Pashkët janë një festë e veçantë për katolikët: të Premten në mbrëmje përshkruhet Via Crucis(Rruga e Kryqi) ndërkohë që Mesha e Shenjtë mbahet në mbrëmjen e së Shtunës së Shenjtë dhe në Ditën e Pashkëve. Për fëmijët, Pashkët janë momenti kur thyejnë vezën e Pashkëve, ndërsa për të rriturit është dita kur presin piknikun e parë të pranverës që ndodh në Pasquetta. Emblësirat kryesore të festës janë Colomba dhe Veza me çokollatë.

Siracusa është përzjere e historisë, natyrës dhe traditave të gjalla. Java e shenjtë jetohet intensivisht këtu dhe përkushtimi ndaj riteve fetare është maksimal. Vizitoni ishullin Ortigia, (pjesën më të vjetër të qytetit) e banuar  më parë nga grekët, romakët, bizantinët dhe arabët. Ecni ne Duomon e bukur, shihni tempullin kushtuar Athinës, bijës së Zeusit. Së fundi, mos lini t’ju humbasë Teatri Grek dhe kuzhina e pasur e zonës.

 

Image result for Siracusa, Siçili


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist