Shitet ne ankand menuja e pare e Titanikut

Written by on 23/04/2018

Shitet ne ankand menuja e pare e Titanikut

Menuja e ushqimit te pare qe eshte sherbyer ne bordin e anijes se famshme te Titanikut eshte shitur per 100 mije paund ne ankand ne Britani. Dreka u eshte sherbyer oficereve ne diten e pare qe u provua anija ne det me 2 prill 1912. Menune e ka mbajtur zyrtari i dyte, Charles Lightoller, i cili ishte anetari me i larte i ekuipazhit qe mbijetoi nga tragjedi dhe ia dha gruas se tij pasi u largua nga Southampton me 10 prill 1912. Drejtuesi i ankandit Alan Aldridge tha se ishte “nje nga menyte me te rralla qe ka mbetur ne ekzistence”. Menuja iu shit nje koleksionisti britanik. Me 2 prill, ne diten e pare te Titanikut ne det, oficeret dhe ekuipazhi shijuan ushqimin e tyre te pare qe sherbehej ne sallonin e ngrenies kryesore perpara se te bashkoheshin me pasagjeret.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background