Prodhuesit e automjeteve po vonojne modelet hibride per te shitur ato me nafte!

Written by on 16/04/2018

Prodhuesit e automjeteve po vonojne modelet hibride per te shitur ato me nafte!

Prodhuesit e medhenj te automjeteve jane akuzuar per vonesa ne hedhjen ne treg te modeleve te reja hibride dhe elektrike, ne menyre qe te sigurohen te marrin sa me shume fitime nga automjetet e vjetra qe sot e kesaj dite jane ende ne vitrinat e salloneve te medha.Ne nje raport te publikuar nga grupi i ambientalisteve “Transport & Environment” thuhet se, pothuajse te gjithe prodhuesit do te jene ne rrugen e duhur drejt permbushjes se objektivave per reduktimin e emetimeve te dioksidit te karbonit deri ne vitin 2021, te vendosura nga Bashkimi Europian, permes nxjerrjes ne treg te nje serie modelesh te reja premtuese.Gjithsesi, aty theksohet se keto automjete te reja duhej te ishin nxjerre ne shitje tashme, por prodhuesit akuzohen se po presin te shesin sa me shume mjete te vjetra te munden, veçanerisht ato me nafte, perpara se te sjellin valen e re te versioneve me karikim.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist