Ndahet nga jeta stilisti i madh Karl Lagerfeld !

Written by on 19/02/2019

Bota e modes humbi njerin prej emrave me te medhenj te saj. Karl Lagerfeld nderroi jete ne Paris, ne moshen 85-vjeçare. Stilisti i madh gjerman, ishte prej vitesh drejtor kreativ historik i “Chanel”-it dhe “Fendi”-t, e nje prej figurave me te famshme te kesaj industrie. Stilisti ikone nuk ndihej mire prej disa javesh dhe kishte munguar, si rralle ndonjehere, ne disa spektakle te rendesishme mode. Ky njeri, qe e adhuronte punen e tij, mendohet te kete qene duke krijuar deri ne çastet e fundit, e madje thuhet se nga shtrati i vdekjes i ka dhene ekipit udhezime mbi koleksionin “vjeshte/dimer 2019” te “Fendi”-t, i cili do te prezantohet ne javen milaneze te modes. Mesazhet e ngushellimit kane vershuar lume, si nga fansat, ashtu dhe nga emra te medhenj te industrise. Lagerfeld kishte krijuar nje “look” te tijin origjinal vitet e fundit, duke u shfaqur ne publik gjithmone me kostume te erreta, syze dhe floket e kapur bisht.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist