Mali Everest mbyllet per turistet si pasoje e ndotjes

Written by on 16/02/2019

Mali Everest mbyllet per turistet si pasoje e ndotjes

 

Shtimi i mases se mbeturinave ne anen kineze te Malit Everest nga alpiniste dhe amatore, ka detyruar autoritetet qe te mbyllin kampin baze te turisteve. Ky i fundit do te lejohet te perdoret vetem nga alpinistet qe kane leje per t’u ngjitur ne majen me te larte te botes, mbi 8 mije metra lartesi.Vetem pranveren e kaluar, ne kampin kinez ne Tibet, u pastruan 8 ton mbetje.Turistet mund te shkojne deri tek manastiri Rongbuk qe ndodhet poshte kampit baze, rreth 5 mije m mbi nivelin e detit.Ndersa alpinistet qe kane leje per t’u ngjitur ne majen e larte mbi 8 mije m, do te lejohen qe te perdorin kampin baze.Ndonese me te shumte jane ato qe vizitojne malin Everestin nga ana jugore ne Nepal, viteve te fundit, numri i turisteve ka ardhur ne rritje te qendrueshme edhe ne anen kineze te malit.Kampi kinez, i vendosur ne Tibet, eshte i popullarizuar pasi eshte i arritshem me makine, ndersa kampi nepalez mund te arrihet duke ecur perreth dy jave.Per vite me radhe, pika me e larte e botes po lufton me nivelin e larte te mbeturinave.Shoqata kineze e alpinizmit thote se 40 mije turiste vizituan kampin e saj ne vitin 2015, ndersa kampi i Nepalit arriti rekordin e 45 mije vizitoreve ne vitet 2016-2017, sipas Ministrise se Pyjeve te Nepalit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist