Festa e Pashkeve, tradita dhe rite ne te gjithe boten!

Written by on 31/03/2018

Festa e Pashkeve, tradita dhe rite ne te gjithe boten!

 

Festa e Pashkeve po afron dhe bashke me te edhe gezimi i festimit te stines se pranveres por edhe pergatitjeve qe behen me rastin e kesaj feste. Pashket jane nje feste e vjeter qe daton nga izraelitet e lashte, ku gjate periudhes se Pranveres ata bashkoheshin per te festuar lirine ndaj skllaverise. Nderkohe me kryqezimin e Krishtit  , festa tashme u perhaps gjeresisht ne besimin e Krishtere duke shenuar ngjalljen e Jezu Krishtit. Qe prej asaj kohe festa organizohej mes shume besimtareve tre dite pas dites se kryeqezimit. Sigurisht me kalimin e viteve ajo do te evoluoje dhe sot e kesaj dite festohet pasi te shenohet Superhena dhe Ekuinoksi Pranveror. Nuk ka nje date te sakte pasi cdo vit varion java e festimeve por perkon me periudhat 22 mars dhe 25 prill. Kete vit java e pare e prillit do te shenoje Pashket Katolike qe do te festohen te Dielen e 1 prillit. Nderkohe Pashket Ortodokse do te perkojne nje jave me pas ne 8 prill.   

 

Tradita dhe menyra te ndryshme pritjeje dhe festimi karakterizojne kete feste ku perkujtohet Ngjallja e Krishtit. Sigurisht qe ne vende te ndryshme menyra e festimit ka ndryshime. Dy prej simboleve te festes qe shpesh i gjejme ne perendim jane Vezet dhe Lepujt. Në qendër të Evropës, në Mynih të Gjermanisë, ndodhet një muze origjinal ku ruhen koleksione lepujsh pashke nga e gjithë bota. Atje ka më shumë se 2 mijë të tillë. Lepujt, së bashku me vezët e kuqe, duket filluar që nga shekulli i 16-17, janë simboli kryesor i festës. Dokumenti i parë, ku përmendet ky simbol, është Trakti i Vezëve të Pashkës. Në këtë trakt, Gjeog Frank fon Frankenay pohon se lepujt janë bërë simbol i Festës Pranverore të Pashkës sidomos ne Elsas. Historia e shenjtërimit të kësaj kafshe të butë i ka rrënjët në lashtësi. Lepuri ka qenë shoqëruesi numër një i Pashkeve me pjellorinë e tij mahnitëse, ai simbolizonte vazhdimësinë e sigurt të llojit të vet.Ka edhe një shpjegim tjetër: Festa e Pashkës vjen të dielën e parë pas Hënës së plotë, që pason barazimin e ditës me natën në prill dhe lepuri mendohet se është kafsha e Hënës. Në Evropën Mesjetare, ishte mbisundues mendimi se vezët e kuqe të Pashkës i sjell pikërisht lepuri. Që në atë kohë, u krijua tradita që të endeshin qilima të vegjël, ku të pikturoheshin lepuri dhe shporta me vezë pranë. Pelegrinët i merrnin këta qilima me vete kur niseshin për rrugë. Qarkullonte një legjendë se lepujt i fshihnin ato vezë në kopshte dhe fëmijët shkonin e i gjenin. Që nga ajo kohë, lepuri është bërë një nga personazhet për fëmijët. Edhe sot në ditët tona ëmbëltoret vazhdojnë të përgatisin çokollata e ëmbëlsira si lepuj. Sipas disa statistikave vetëm në Gjermani shiten për pashkët dhjetë mijë ton lepuj-çokollata. Nga ana tjeter veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.

Shume vende ne Europe e presin festen duke ndezur zjarre ne oborret e Kishave ne mbremjen e Pashkeve. Ne Britani te Madhe shkembehen veze te ngjyrosura e dhurata . Ne Meksike dhe Brazil  quhet Semana Santa organizohen festivale dhe organizime nga me te ndryshmet per rastin e festes. Ne Indi organizohen shfaqej masive per te argetuar kedo. Por thelbi i festes mbetet i njejte.

 

Nje menyre e mire per te festuar Pashket eshte dhe udhetimi. Disa prej destinacioneve qe mund te perzgjidhni per kete feste jane Praga, Parisi, Roma , Dubai apo pse jo Moska dhe Shen Petersburgu.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist