Turizmi gjithnje ne rritje ne Shqiperi.

Turizmi gjithnje ne rritje ne Shqiperi.

Like
20
0
Saturday, 17 June 2017
Travel News

Turizmi kontribuon me 1 miliard euro ne GDP-ne e Shqiperise. Sipas Keshillit Boteror te Udhetimit dhe Turizmit, sektori i turizmit dhe udhetimit ne Shqiperi kontribuoi drejtperdrejt ne ekonomine e vendit ne 2016, duke perbere 127.7 miliarde leke, ekuivalente me 8.4% te PBB-se se vendit.Referuar raportit te vitit 2017 mbi turizmin dhe ndikimin ekonomik te ketij sektori ne ekonomine e vendit, kontributi i drejtperdrejte i turizmit parashikohet te rritet me 5.2% ne vitin 2017. Ndersa Sipas parashikimit afatgjate te keshillit, ne 2027 industria turistike do te gjeneroje 244 miliarde leke. Investimet ne sektorin e turizmit parashikohen te rriten me 9.2% ne vitin 2017 nga 28.9 miliarde leke ne vitin 2016. Kete vit Shqiperia pritet te terheqe 4.26 milione turiste te huaj, ndersa deri ne vitin 2027 numri i te ardhurve nderkombetare parashikohet te arrije ne 6.25 milion.

—————————————————

Me ardhjen e sezonit veror rritet edhe numri i fluturimeve turistike drejt aeroportit te Rinasit nga vende te ndryshme te rajonit. Nje prej tyre eshte dhe Sllovakia. Aeroporti sllovak ne rajonin e Presoves do te ofroje fluturime te shumta kete vere drejt Rinasit. Tregjet te tjera me nje numer rekord turistesh ne Shqiperi do te jene edhe Polonia, Cekia, Bjellorusia, Hungaria dhe Hollanda. Gjate veres se vitit te kaluar ne Shqiperi u regjistruan mbi 3 milione turiste ndersa kete vit numri i tyre pritet te arrije ne afro 5 milione.

—————————————————

Turizmi ne Spanje sheh zhvillim pa limit kete vit . Gjysma e pare e ketij viti nxjerr ne drite shifra teper pozitive. Sipas te dhenave te fundit te Frontur ne periudhe janar qershor 2017 numri i turisteve qe kane vizituar Spanjen eshte rritur me 15% me shume se periudha e njejte e nje viti me pare. Shifrat e turisteve kane arritur ne 20 milione. Edhe kete vit kontributin me te madh ne keto shifra e kane dhene turistet angleze qe vijojne te rrisin pozitat e tyre ne tregun spanjoll.

—————————————————

Greqia, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja do te jene tre destinacionet me te preferuara te turisteve europiane per kete vere. Te dhenat i sjell Hotels.com qe shton se Afrika e Jugut dhe Tajlanda do te plotesojne peseshen me te mire. Ky websit ka publikuar edhe harten qe tregon tendencen qe do te kene udhetimet turistike kete sezon veror. Ishujt greke, New Yorku dhe ishujt Kanarie do te kene numrin me te madh te turisteve europiane per muajt maj – shtator 2017.

—————————————————

Cekia do te perqendrohet tek tregu turistik me shume gjate ketij viti duke bashkepunuar me operatoret turistik ne sherbim te agjenteve te udhetimit. Kjo eshte objektiva e autoriteteve te turizmit cek per vitin 2017 ne vijim. Drejtori i Entit Kombetar te Turizmit ne Republiken Ceke ka shpjeguar iniciativat e reja qe do te merren me qellim rritjen e numrit te turisteve ne Ceki dhe permiresimit te cilesise se sherbimit. Sipas tij bashkepunimi me tur operatoret e vendeve europiane do te jete nje prej projekteve qe do te synohet me shume per te zhvilluar turizmin kete vit. 35% e buxhetit do te shkoje per promovim dhe fushata marketingu ne favor te turizmit.

—————————————————

Kroacia pret kete sezon nje fluks turistesh te huaj qe do te popullojne plazhet vendase. Autoritetet ne baze te rezervimeve paraprake por edhe kerkeses se larte nga agjencite e udhetimit theksojne nje rritje te numrit te turisteve kete sezon me 15% me shume se nje vit me pare. Turistet me te shumte qe prej muajit mars e deri me tani jane regjitstruar ata europiane kryesisht te rajonit te ballkanit por edhe italiane , gjermane e britanike. Pritet qe gjate veres 2017 me shume se 16 milione turiste te huaj te pushojne ne Kroaci.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *