UEFA njofton ndryshimet ne Champions dhe Europa League!

Written by on 31/05/2018

UEFA, permes nje komunikate ne faqen zyrtare te internetit te ketij institucioni, ka njoftuar modifikimin e rregullores per kompeticionet e organizuara pikerisht prej qeverise europiane te futbollit. Nga sezoni 2018-19, ekipet do te mund te bejne nje zevendesim te katert ne ndeshjet me eliminim te drejtperdrejte, por vetem ne kohet shtese. Ky modifikim nuk do te kete aspak ndikim te 3 zevendesimet klasike, me te cilat jemi mesuar. Veçanerisht per finalen e Championsit, Europa League apo Superkupes se Europes, ekipet do te mund te grumbullojne 23 lojtare, nga 18 qe kane per detyrim ne ndeshjet e tjera. Ndeshjet e “play off”-it te CHL, ato ne fazen e grupeve, ato per 1/8-at e finaleve, çerekfinalet, gjysmefinalet dhe finalja do te luhen qe te gjitha ne oren 21:00. Por, gjate raundeve te fazes se grupeve, dy ndeshje te se martes dhe dy te se merkures do te nisin ne oren 18:55. Nje risi eshte edhe ajo qe ka te beje me regjistrimin e listes se lojtareve, pas fazes se grupeve te Championsit dhe Europa League. Ne kete rast, çdo klub do te mund te perfshije ne ekip 3 emra te rinj te pershtatshem per t’u aktivizuar, pa kufizime. Skuadrat qe do te mund te futen drejtperdrejt ne fazen e grupeve te Championsit do te jene 26, mes te cilave fituesja e Championsit dhe Europa League te edicionit paraardhes. Nderkohe 6 vende do te zihen nga skuadrat qe do te kualifikohen nga turet parakualifikuese dhe “play off”-i. Duke nisur nga 2018-19 skuadrat qe e kane fituar Europa Leaguen (ose ish-Kupen UEFA) plot 3 here me radhe, ose minimumi 5 here, do te mund te mbajne ne fanelle stemen perkatese.

 


Current track

Title

Artist

Background