Të rriturit çdo ditë e më shumë pjesë e “trendit”online”!
Written by rt on 13/06/2019
Raporti mbi trendet e internetit i Mary Meeker është prezantuar së fundmi në konferencën”CODE”. I gjithë raporti është i mbushur me vëzhgime mbi ndryshimet në sjelljet e internetit dhe konsumatorit. Pika që ka spikatur më shumë është ajo e të dhënave mbi të rriturit që rrinë vazhdimisht online. Mbi 25% e të rriturve në Amerikë e përshkrujnë veten si pjesë trendit “online”. Sfidat e bullizmit , ngacmimeve dhe ekstremizmit në rrjetet sociale janë gjithashtu pjesë e raportit.