Sa zgjat nje dite ne Saturn?

Written by on 21/01/2019

Sa zgjat nje dite ne Saturn?
Nje dite ne Saturn zgjat 10 ore e 33 minuta dhe 38 sekonda, sipas studimit te
fundit te publikuar sipas te dhenave te mbledhura nga sonda e NASA-s,
“Cassini”. Perllogaritjet e reja i japin zgjidhje nje prej mistereve qe kane te
bejne me planetin me unaza dhe e ulin me disa minuta vleresimin e meparshem
te zgjatjes se dites ne Saturn, qe mendohej se ishte 10 ore e 47 minuta.
Veshtiresia ne perllogaritjen e dites lidhej me mungesen e pikave te referimit
nga te cilat te fillonte numerimi, sepse nuk ka male apo ultesira pasi kemi te
bejme me nje planet gjigant te gazte. Pergjigja gjendej tek unazat. Studiuesit
perdoren valet qe krijoheshin ne unaza dhe arrinin deri ne brendesi te Saturnit
duke marre keshtu kete te dhene qe kerkohet prej kohesh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist