Po humbim “identitetin”, Shqiponja me e rrezikuara!!!

Written by on 14/05/2018

Shqipëria është një pikë e rëndësishme e kryqëzimit të rrugëve migratore të shpendëve, lakuriqëve të natës dhe insekteve. Keshtu u shprehen anetare te Shoqates se  Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror ne Shqiperi gjate nje interviste ne emisionin Travel Club ne Radio Travel. Sipas tyre kushtet klimatike dhe aktiviteti njerëzor, si kudo në botë, janë shkatërrimtarët kryesorë të faunës dhe florës. Dimri qe kaloi ishte i ngrohte pothuajse ne te gjithe europen ndaj dhe shpendet nuk e kishin te nevojshme shtegtimin ne mase.
Pavaresisht kesaj, kundrimi i zogjve tre vitet e e fundit ka marre nje vemendje te vecante. Moratoriumi i gjuetise ka dhene ekfektin e  duhur kryesisht ne Zonat e Mbrojtura Natyrore ndersa ne ato qe nuk e kane kete status situata le per te deshiruar. Nje prej shpendeve me te rrezikuar eshte Shqiponja, dhe mendohet se jane 100 deri ne 150 te tilla ne te gjithe Shqiperine.   “Ato tregëtohen të balsamosura në rrugë, restorantet i ekspozojnë si vlera, por që nuk përbëjnë aspak vlerë kombëtare.”, pohojne perfaqesuesit e PPNEA! Situata është përtej kufijve të alarmit, megjithatë ekspertët vazhdojnë të besojnë se ka ende shpresë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist