Në Diten e Vallëzimit, çelet sezoni i Amfiteatrit të Tiranës 

Written by on 29/04/2019

Amfiteatri i Tiranës në Parkun e Liqenit çel mbrëmjen e sotme në orën 19:00 siparin e koncerteve dhe të aktiviteteve të shumta social –kulturore.Në Ditën Botërore të Vallëzimit, Bashkia e Tiranës përmes APR-së do të nisë sezonin artistik në Amfiteatër me Brass Dance ku hyrja do të jetë e lirë për të gjithë të dashuruarit pas muzikës së bukur, por edhe vallëzimit. Ky koncert do të vijë në një format ndryshe, ku për herë të parë Banda e Qytetit do të shoqërohet në numrat e saj edhe nga performanca e balerinëve. Pjesë e shfaqjes do të jenë numra të përzgjedhur të repertorit më të njohur botëror.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist