Hotelet në Shqipëri, vazhdojnë të fshehin të ardhurat

Written by on 30/04/2019

 

 

Informaliteti në strukturat akomoduese në vend vijon të mbetet një shqetësim i vazhdueshëm, ndërsa llogaritet në nivelin 33 për qind. Këtë gjë e tregojnë edhe shifrat e vjeljes së taksave nga pushteti lokal. Referuar të dhënave nga raporti i financave vendore,  të ardhurat nga taksa vendore mbi veprimtarinë e shërbimit hotelier për vitin 2018, kane shenuar nje nivel  shume te ulet nga pritshmerite. Konkretisht, për vitin që lam pas rreth 44% e të ardhurave nga taksa e hotelit u mblodhën në bashkinë Tiranë, ndjekur nga bashkia Sarandë me rreth 11.6% të të ardhurave totale. Ndërkohë, niveli i të ardhurave të mbledhura nga bashkitë e tjera me potencial turistik rezulton të jetë relativisht i ulët. Dukshëm kjo përkthehet në probleme strukturore në lidhje me regjistrimin e strukturave akomoduese dhe raportimin e numrit të pushuesve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist