Liga e Kombeve, kombetarja shqiptare perballe Izraelit sot ne “Elbasan Arena”
Written by rt on 07/09/2018
Kombetarja Shqiptare e Futbollit do te nise sot rrugetimin e saj ne Ligen e Kombeve, formatin e ri te ndertuar nga Federata Europiane e Futbollit ne kuader te eliminatoreve te Europianit te vitit 2020, duke zhvilluar ndjeshjen e pare me Izraelin. Ndeshja do te nise ne oren 20:45 minuta dhe do te luhet ne “Elbasan Arena”, ku pritet nje numer i larte tifozesh, ndersa policia ka bere me dije dhe masat e marra per mbarevajtjen e ketij aktiviteti sportive, duke njoftuar dhe akset rrugore ku qarkullimi rrugor do jete i kufizuar. Ne Elbasan do bllokohen disa akse rrugore e konkretisht:Nuk do te lejohet qarkullimi i mjeteve:Nga degezimi Pedagogjike deri ne Unazen rruga Qemal Stafa, kryqezimi i Tapeteve prane stadiumit deri tek Pedagogjiku, bulevardi Aqif Pasha deri tek Dinamo, kKryqezimi i Tapeteve deri tek ish-Konservimi.