Kur mund të rezervojmë biletën më të lirë ?

Written by on 22/04/2019

Një raport I fundit nga agjencia e grumbullimit të biletave të udhëtimit Skyscanner ka zbuluar se përfitimi i ofertave më të mira dhe të lira të fluturimit mund të kërkojë zgjimin herët. Raporti i Skyscanner, detajon kohën më të mirë gjatë një muaji, jave por madje edhe gjate një ore. Sipas ketij raporti, për të rezervuar një fluturim në vitin 2019, koha më e mirë për të blerë bileta  është rreth orës 5 të mëngjesit. Për të siguruar më shumë kursime, raporti rekomandon prenotimin e  fluturimeve kontinentale të martën në mëngjes, ndërsa mëngjeset e së mërkurës kanë fluturimet më të lira ndërkombëtare. Raporti gjithashtu thekson se muaji më i lirë për të prenotuar fluturimet kontinentale është janari, pasuar nga shkurti dhe gushti. Ndërkohë, tetori dhe prilli janë muajt më të lirë për udhëtarët ndërkombëtarë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist