KE: Ekonomia e Eurozones serish ne renie kete vit
Written by rt on 07/02/2019
KE: Ekonomia e Eurozones serish ne renie kete vit
Komisioni Europian shkurtoi projeksionet per ekonomine e Eurozones kete vit dhe tjetrin, per shkak te nje ngadalesimi ne ekonomite me te medha te rajonit, qe pritet te vije nga tensionet tregtare ne te gjithe boten dhe rritja e borxhit publik. Komisioni deklaroi se rritja ekonomike e Eurozones do te ngadalesohet ne 1.3% kete vit, por pritet te rimekembet ne 1.6% ne vitin e ardhshem. Per Bashkimin Europian me 27 vende, pasi Britania pritet te dale kete vit, ekonomia do te ngadalesohet ne 1.5% kete vit dhe 1.8% ne tjetrin. Gjermania, ekonomia me e madhe ne Europe, pritet te ngadalesohet ne 1.1% kete vit. Franca, Italia, Spanja dhe Holanda pritet gjithashtu te humbasin vrull, ndersa Italia do te jete ekonomia me rritjen me te ngadalte ne te gjithe Europen, me vetem 0.2% kete vit. Komisioni permendi tensionet tregtare dhe ngadalesimin kinez si faktoret kryesore te ngadalesimit te ekonomise.