Karuseli me i madh ne bote terheq turistet ne Kine
Written by rt on 04/06/2018
Karuseli me i madh ne bote eshte shnderruar ne nje pike referimi per qytetin Ueifang ne Kine, jo vetem per permasat, por mbi te gjitha per faktin qe nuk ka nje bosht qendror. Rrota kolosale me diameter 125 metra dhe qe arrin lartesine 145 metra nisi punen ne maj duke terhequr me mijera qe duan te provojne emocionin qe ajo ofron. Veçantia e karuselit kolosal eshte se nuk ka bosht qendror dhe as shufrat klasike te rrotes se biçikletes qe dallojne karuselet kudo ne bote.Inxhinieret kineze e kane zgjidhur me mjaft zgjuarsi kete mungese, pasi pjesa kryesore e struktures eshte e palevizshme, ndersa kabinat rrotullohen mbi pjesen e jashtme te rrethit qe leviz. Karuseli gjigant ka 36 kabina qe mund te mbajne nga 10 persona secili dhe gjithashtu kane televizore dhe internet. Nje xhiro e plote zgjat 30 minuta, kohe qe sipas atyre qe e kane perjetuar eksperiencen unike, kalon fare pa u ndier.