Ja kush do t’i veshe lojtaret e Rusi 2018!

Written by on 28/04/2018

Ja kush do t’i veshe lojtaret e Rusi 2018!

Na ndajne vetem 48 dite nga fillimi i Kupes se Botes qe do te zhvillohet ne Rusi. Ne finalen e Boterorit 2014, mes Gjermanise dhe Argjentines, qendruan para ekranit 1 miliard persona. Siç ben te ditur “Milano Finanza”, keto shifra e bejne kampionatin boteror nje nder momentet me te shumepritura nga sponsoret, por pse jo, edhe nga stilistet. Shpresa qe keto te dhena te konfirmohen – apo te rriten – vjen nga kompanite e medha te veshjeve sportive – qe ne total kane investuar rreth 500 milione euro per sponsorizimin e veshjeve sportive te gjithe skuadrave kombetare te botes. Ne kete edicion, Adidas dhe Nike kane bere gjithçka per te qene sponsore te klubeve me te forta: mjafton te mendosh marreveshjet prej 50 milione eurosh ne vit me Gjermanine (Adidas) dhe 43 milione euro ne vit me Francen (Nike).Nuk eshte rastesi qe ne mesin e tete formacioneve me te forta qe zakonisht aspirojne per te fituar Kupen e Botes, kater – Argjentina, Belgjika, Gjermania dhe Spanja do te kene sponsor kompanine gjermane, Adidas – kurse kater te tjerat – Brazili, Franca, Portugalia dhe Anglia do te kene sponsor kompanine amerikane te veshjeve sportive, Nike. Pak me poshte eshte Puma (sponsor i Italise, e cila kete vit nuk merr pjese ne Boterorin Rusi 2018, me rreth 19 milione euro ne vit), e cila i ka shpresat te Zvicra dhe Uruguai. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist