Google prezanton “Android Things”!

Written by on 09/05/2018

Google do te hyje ne tregun e objekteve te lidhura nepermjet Android Things, nje sistem operativ per Internetin e Gjerave. Kjo lidhet me teresise se dritave, frigorifereve, grilave apo termostateve te lidhur ne nje rrjet qe mund te komandohen nga smartphone. Android Things 1.0, puna per te cilin nisi ne fund te 2016-s, eshte gati te debutoje ne duart e konsumatoreve. Pajisjet e para do te jene altoparlante dhe ekrane “smart” te prodhuara nga disa kompani si LG dhe Lenovo. Ekranet inteligjente – me te cilet mund te shihni video ne YouTube, foto, te beni video-thirrje apo te lexoni receta, do te kene te integruar asistentin zanor te Google, i cili janarin e vitit te kaluar ishte i pranishem ne 400 milione pajisje mes smartphone, tablet-e, televizore, ore, kufje dhe speaker per ne sallon.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist