Europa, mbreteresha e zgjedhjeve per turizmin familjar!
Written by rt on 09/05/2018
Turizmi familjar perjeton nje bum kete vit teksa gjithnje e me shume familje drejtohen per te pushuar diku. Spanja mbetet per 2018 destinacioni me i preferuar per familjet. Studimi i World Travel Monitor tregon gjithashtu se udhetimet e femijeve nen 15 vjec jane rritur dhe se turizmi familjar kete vit ka nje rritje me me shume se 3% ne krahasim me vitin e kaluar, ku Europa mbetet kontinenti me i preferuar. Pas Spanjes, destinacione terheqese mbeten Franca, Turqia dhe Gjermania. Jashte Europes stafeta shkon per Shtetet e Bashkuara ndjekur nga Dubai, Meksika dhe Tajlanda.