Filmi shqiptar “Delegacioni” vlerësohet me çmim në Festivalin e Filmit Frankofon

Written by on 19/03/2019

Filmi shqiptar “Delegacioni” i regjizorit Bujar Limani e me skenar të Artan Minarollit është vlerësuar me Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Frankofon të zhvilluar në Romë nga data 7-14 mars. Në Frakofilm Festival 2019, konkurruan filma nga vende të ndryshme të botës si Shqipëri, Rumani, Bullgari, Francë, Belgjikë, Armeni, Kanada, Luksemburg, Marok, Tunizi, Zvicër, Mali e Bregu i Fildishtë. Juria e edicionit te 10 te ketij festivali vlerësoi filmin shqiptar “Delegacioni ” me Cmimin e Madh ndërsa cmimin e publikut e fitoi filmi “One step behind the seraphim” i regjisorit rumun Daniel Sandu.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist