Europa investon miliona euro ne ekonomine e Hapsirës!

Written by on 20/04/2019

Parlamenti Europian ka aprovuar, ligjin për ri financimin dhe mbi të gjitha për të analizuar dhe një herë politikën e Komunitetit Europian për hapësirën. Periudha e zbatimit do të jenë vitet 2021-2027, dhe pritet të investohen mbi 16 miliard euro. Bashkimi Europian, në vetvete menaxhon dy programe të rëndësishme si Galileo (sistemi satelitor për gjeo pozicionimin e BE-së), si dhe sistemi Kopernik, i cili kujdeset për jetën tonë të përditshme me një monitor të vazhdueshëm. Ndërkaq, agjencia hapësinore europiane, në të cilën bëjnë pjesë dhe vende që nuk i përkasin BE-së, si Norvegjia, kujdeset për lëshimin e satelitëve si dhe për studime të shumta. Më konkretisht pritet që me anë të këtij ligji të investohet përkatësisht për sistemin Galileo 9.7 miliard euro, për Kopernik 6 miliard dhe për programin hapësinor te BE 1.2 miliard euro. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist