Erdhi smartphone i pare i perthyeshem…dhe nuk eshte nje Samsung!
Written by rt on 07/11/2018
Per te gjitha ata qe prisnin me padurim smartphoni i pare i perthyeshem nuk erdhi nga shume te diskutuarit Samsung apo Huawei. Dy koloseve ne fushen e teknologjise u paraprin nje prodhues i panjohur amerikan, Royole Corporation, me seli ne Kaliforni. Royole, e lindur nga nje inxhinier nga Stanford ne 2012-n, organizoi nje event ne San Francisko per t’i treguar gjithe botes pajisjen e saj, me ekran 7,8 inç qe ne thelb eshte nje tablet qe mund te perthyhet ne dysh, duke u transformuar keshtu ne nje smartphone. FlexPai ka nje ekran te vetem OLED qe perthyhet, por nuk thyhet. Sipas informacioneve, FlexPai ka karakteristika te nje telefoni te top games. Ne brendesi, gjejme procesorin Snapdragon 8150, i shoqeruar nga 6 ose 8 GB RAM. Smartphone ka dy fotokamera, 16 dhe 20 megapixel. Telefoni do te dale se pari ne tregun kinez ne dhjetor, rreth 1300 dollare versioni me 128 GB memorie te brendshme, ndersa versioni me 256 GB memorie te brendshme, do te kushtoje rreth 1450 dollare.