Facebook vijon luften kunder “lajmeve te rreme”!
Written by rt on 25/05/2018
Lufta kunder fake news dhe keqinformimit te Facebook kalon ne fazen e sulmit. Menaxheri i produktit, Tessa Lyons, pershkroi tre fazat, tre levizjet me te cilat kompania synon te luftoje fenomenin, duke nisur me mbylljen e çfaredo faqeje me lajme te paverteta. Si hap te pare, Facebook beri te ditur qe do te fshije çdo account dhe faqe qe “shkel politikat e tij”. Per kete qellim do te perdoret Inteligjenca Artificiale per te “ndihmuar ekipin tone per te zbuluar mashtrimet dhe per te forcuar politikat tona kunder spam”. Sulmi me i rendesishem do te jete kunder atyre qe publikojne lajme te rreme. Per te arritur objektivin, Facebook ka nisur te bashkepunoje me verifikues te paleve te trete, duke siguruar se ata jane “te pavarur dhe te certifikuar nga International Fact-Checking Network. Me pak vizualizime, me pak klikime, me pak fitime nga reklamat, si rrjedhoje, me pak interes per te promovuar lajme false: ky eshte thelbi i strategjise se re te Facebook.