Media italiane krahason Ksamilin me Maldivet!
Written by rt on 08/06/2019
Artikulli i medias italiane”Si Viaggia” e ka cilësuar plazhin e Ksamilit si një perlë të fshehur. “Ksamili është destinacioni më tërheqës bregdetar që ekziston në Shqipëri. Ishujt e Ksamilit ,pjesë e një arkipelagu të vogël, duken si parajsë në Tokë. Spektakli i notit të delfinëve mund të admirohet në det. Perla e fshehur do të vizitohet nga shumë turistë duke patur parasysh suksesin që Shqipëria po përjeton vitet e fundit. Muajt e verës janë më të shtrenjtë , por klima e shkëlqyer të mirëpret në çdo stinë”, ka shkruar media italiane.