Del ne shitje “La Mamounia” hoteli legjendar i Marokut !
Written by rt on 16/11/2018
La Mamounia, hoteli me i famshem ne Afrike, eshte per shitje. Destinacioni legjendar i pushimeve qe nga viti 1922 qe ka pritur yjet e botes ne Marrakech ka hyre tashme ne listen e kompanive publike te privatizimeve. Qeveria e Marokut ka miratuar nje program te shitjes i cili tani duhet te miratohet nga Parlamenti. Mamounia, ne pronesi te agjencise shteterore te transportit hekurudhor maroken, ka shume histori per te treguar: Winston Churchill ka dashur gjithmone te akomodohet e te pikturoje ne dhomat e hotelit; Ronald Reagan dhe Jaques Chirac, Nelson Mandela dhe Hillary Clinton, mes tjerash e kane zgjedhur ate per pushimet e tyre. Ne Marrakech eshte padyshim adresa e yjeve pasi atje kane pushuar edhe Orson Welles, Elton John apo Sharon Stone. Hoteli se bashku me disa struktura te tjera shteterore qe jave vene per shitje pritet te sjellin ne arkat e shtetit mbi 920 milione euro.