Google nis testimin e makinave pa shofer!
Written by rt on 02/11/2018
Waymo, divizioni i makinave pa shofer i kompanisë Google, mori licencën e parë për të testuar makina pa shofer në rrugët e Kalifornisë. Për momentin, 60 kompani lejohen të provojnë makina autonome në rrugë, por Waymo është e para kompani që e merr atë për të testuar makinat pa shoferin e sigurisë. Kalifornia ka punuar për vite me radhë dhe do të vazhdojë të ketë siguri publike në një linjë me zhvillimin e kësaj teknologjie. Licenca lejon mundësinë e kryerjes së testeve dhe makinat e para pa shofer do të rezervohen për punonjësit e Waymo-s.