Grate e Google protestojne ndaj kompanise!
Written by rt on 02/11/2018
Stafi i Google në mbarë botën ka protestuar në një mënyrë të paprecedentë ndaj trajtimit që i bën kompania femrave. Punonjësit e kanë lënë punën e kanë dalë nga zyrat, ndërsa i bënë të qarta kërkesat e tyre kryesore. Ata pretendojnë më së pari ndryshime në mënyrën se si trajtohen nga firma dyshimet për sjellje të pahijshme seksuale, përfshirë thirrjet për fundin e arbitrimit të detyruar, lëvizje kjo që ua mundëson viktimave paditjen. Shefi ekzekutiv i Google i tha stafit se e mbështet të drejtën e tij për të ndërmarrë këtë veprim. Mes atyre që iu bashkuan nismës ishin punonjësit e Google në Zyrih, Londër, Tokio, Singapor dhe Berlin.