5 banore riblejne ishullin e tyre!

Written by on 12/05/2018

Ishulli i vogel i Ulvas, margaritar i Skocise me plazhe te pacenuara u rible nga pese prej gjashte banoreve te te tij, nga frika se mos binte ne duart e manjateve te ardhur nga Rusia apo Lindja e Mesme dhe se mos menyra e tyre e jeteses do te ndryshonte krejtesisht. Banoret u bene bashke ne nje shoqate dhe njoftuan sot se kishin mbyllur kontraten e blerjes, duke perfituar nga ligji qe u jep atyre prioritet per blerjen e ishullit. Se bashku me banoret e tjere ajo do te behet zyrtarisht pronarja e ishullit me 21 qershor. Ishulli Ulva doli ne shitje korrikun e kaluar nga banori i gjashte i ishullit, anetari i nje familjeje aristokrate se ciles i perkiste ishulli prej dekadash. I vene ne shitje me çmimin 44,77 milione euro, ishulli u rible me nje çmim te percaktuar nga nje vleresim i pavarur me urdherin e qeverise skoceze, ben te ditur ne nje deklarate organizata e vogel, e cila mundi te mbledhe fondet fale nje granti te qeverise skoceze dhe donacioneve te 500 personave.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist