“Women Can/Vajzat për Shqipërinë”, gazetarja Edlira Gjoni sjell librin me 51 vlera unike

Written by on 18/03/2019

 

  • “Women Can/Vajzat për Shqipërinë”, gazetarja Edlira Gjoni sjell librin me 51 vlera unike

 

Gazetarja Edlira Gjoni solli një libër vlerash për gjininë femërore “Women Can / Vajzat për Shqipërinë”, ose siç e quan vetë ajo: “Një buqetë vlerash nga vajzat e thjeshta, për Shqipërinë e etur për pozitivizëm”. Gazetarja u frymëzua nga periudha një-vjeçare në Institutin McCain në Washington D.C.

Në Shtator të vitit 2017, gazetarja ishte e ftuar në SHBA, për promovimin e vlerave shqiptare përmes portretit të vajzave e grave nga jeta e përditshme, ku më pas u hap një faqe në rrjetet sociale me hashtagun #VajzatpërShqipërinë.

E nxitur nga mënyra si portretizohen gratë në media e në jetën publike, Znj.Gjoni vendosi ta kthejë në libër e t’i sjellë ndryshe në vëmendjen tonë.

“Ky vit filloi ashpër me vrasjen e 7 grave në 8 javë. Tragjedi rrëqethëse për vendin tonë të vogël, ku dëgjojmë për gruan ose kur është viktimë, ose kur është personazh publik. Por Shqipëria ka gati 1 milionë e gjysmë gra dhe vajza, për të cilat pothuajse nuk flet askush. Për to vendosa që nismën, nga faqe online, ta kthej në libër, e të flas jo për gratë, por për vlerat” – shprehet autorja gjatë promovimit të librit.

Edlira Gjoni sjell në vëmendje 51 vlera të portretizuara në mënyrë simbolike nga portrete vajzash e grash që nuk janë figura publike.

Promovimi i vlerave shqiptare e veçanërisht i imazhit pozitiv të grave, vajzave e të rinjve të Shqipërisë, është thelbi i sipërmarrjes së saj te re.

Libri “Women Can/Vajzat për Shqipërinë”, që u publikua simbolikisht në 8 Mars, gjendet pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist