“South Outdoor Festival”, do të mirëpresë 10 mijë vetë!

Written by on 22/04/2019

I cilësuar si një nga fshatrat më piktoreskë të Shqipërisë së Jugut, Borshi do të mirëpresë fundjavën që vjen nga 26-29 prill “South Outdoor Festival”. Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, beri te ditur se “përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Aktualisht organizimi eshte në hapat e fundit dhe gjithçka është gati për festën”. Sipas kryebashkiakut te Himares, këtë viti, në festival do të marrin pjesë rreth 8.000-10.000 pjesëmarrës, të cilët përveç aktiviteteve sportive do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet tradicionale dhe bukuritë që ofron fshati i bukur i Borshit. Në festivali do të ketë më shumë se 40 aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore, gjatë 3 ditëve të tij. “South Outdoor Festival” është aktiviteti më i madh që zhvillohet në jugun e Shqipërisë dhe me këtë aktivitet bëhet dhe hapja zyrtare e turizmit për bashkinë Himarë. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist