Shteti i fuqishëm europian, pjesë e parajsës fiskale.

Written by on 11/10/2019

Vendet anëtare të BE-së hoqën sot Zvicrën nga lista e tyre gri e parajsës fiskale duke thënë se ajo pajtohet me të gjitha angazhimet në lidhje me bashkëpunimin fiskal.Zvicra ishte pjesë e së ashtuquajturës ”listë gri”, ku grupohen vendet me probleme në çështjet tatimore, që prej krijimit të saj nga BE më 5 dhjetor 2017, për shkak të angazhimeve ende të parealizuara.Zvicra miratoi një reformë tatimore në tetor të vitit 2018, por zbatimi dhe hyrja në fuqi e saj u vonuan për shkak të një referendumi.Ndryshimet tashmë janë efektive dhe do të aplikohen duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist