Kuota financiare për nxënësit. Ja cilët përfitojnë!

Written by on 11/10/2019

 Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, mund të përfitojnë kuota financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursë si dhe përfitime të tjera, të parashikuara nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.Ky është vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë. Nga ky vendim përfitojnë edhe nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), si dhe nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit; ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, nxënësit që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, nxënësit që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë, si dhe nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit etj


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist