Shqipëria, kartolina më e bukur e vitit !

Written by on 18/12/2019

Detajet e Shqipërisë së bukur në fokusin e artistëve të rinj të cilët promovojnë me kartolinat e tyre turizmin shqiptar në 12 muajt e vitit u prezantuan në konkursin “The Beautiful Albania” .I pranishëm mes të rinjve pjesëmarrës ishte dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili mes të tjerash theksoi se në ditën e sotme çdo detaj, vend apo traditë mund të shndërrohet në një produkt turistik që duhet promovuar në të gjitha format përfshirë edhe në kartolinë. Sfida e ministrisë së Turizmit këtë vit, tha ministri Klosi është pikërisht nxitja e turizmit të brendshëm, në mënyrë që vetë shqiptarët t’i japin një mbështetje të fortë industrisë së turizmit në vend të prekur së fundmi edhe nga tërmeti i 26 nëntorit. Konkursi “The Beautiful Albania”, i organizuar nga Maniacard mblodhi 150 pjesëmarrës të cilët përmes fotove zbuluan bukuritë dhe potencialet turistike të Shqipërisë, duke promovuar vende, tradita e detaje të tjera që e bëjnë Shqipërinë e bukur, ashtu siç e propozojnë vetë shqiptarët.Kartolinat shfaqin detaje të reja të destinacionit dhe zbulojnë aspekte të tjera nga qytetet tona, zonat e veçanta, kulinaria, stilet e jetesës, kultura, historia, personazhet etj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist