Studimet dalin në përfundime , ja çfarë po e rrezikon botën!
Written by rt on 18/12/2019
Një numër i lartë i vendeve të varfëra në botë po përballen me nivele të larta obeziteti dhe kequshqyerje sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në raport thuhet se problemi i kequshqyerjes shkaktohet nga qasja globale në ushqime shumë të përpunuara, pakësimi i tregjeve me ushqime të freskëta dhe kontrolli zinxhir ushqimor në supermarkete. Autorët vlerësojnë se rreth 2,3 miliardë fëmijë dhe të rritur janë mbipeshë në të gjithë botën, dhe më shumë se 150 milion fëmijë janë të pazhvilluar mirë, ku vendet më të prekura janë në Afrikën sub-sahariane dhe Azinë e Jugut.