Shpërthen fuqishëm vullkani në Itali, aeroporti pezullon të gjitha fluturimet!
Written by Radio Travel on 17/02/2021
Aeroporti ndërkombëtar i Catania-s ka pezulluar të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse. Shkak për këtë është bërë një shpërthim i fuqishëm në vullkanin Etna të Italisë, duke krijuar një shtëllungë tymi prej qindra kilometrash.
Etna është një prej vullkananeve më aktivë të Europës dhe ka pasur shpërthime të vogla disa herë përgjatë muajve të fundit. Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme materiale apo humbje jetësh njerëzore./radiotravel.al