Rritje cilesore e turizmit shqiptar, ne 8 muaj 4.4 milione turiste

Written by on 24/09/2018

 

Turizmi shqiptar po njeh nje ngritje te stabilizuar dhe cilesore. Fluksi i larte i turisteve, veçanerisht atyre te huaj ne vendin tone, shoqeroi edhe muajin gusht te ketij viti.Instituti i Statistikave publikoi te dhenat zyrtare, ku evidenton se ne total per 8 mujorin 2018, ne Shqiperi kane hyre 4.4 milione te huaj, me rritje 17% ne raport me te njejten periudhe te nje viti me pare. Shifrat e INSTAT konfirmojne edhe parashikimet e Keshillit Boteror te Turizmit dhe Udhetimeve i cili njoftoi per nje rritje te gjithanshme per turizmin shqiptar gjate vitit 2018. Sipas keshillit, kontributet direkte te turizmit ne PBB gjate vitit 2017 ishin 134 miliarde leke ose 8.5% te PBB-se totale, nderkohe qe per vitin 2018 parashikohet nje rritje prej 3.9%. Instat thekson se Gjermania eshte vendi qe ka shenuar fluksin me te larta te shtetasve te huaj qe kane vizituar Shqiperi gjate ketij sezoni turistik me nje rritje 82.5%, ndersa renien me te larte e kane patur shtetasit nga Mali i Zi me 63.5%.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist