Olsy Bylyku “nxjerr” XANAX në “Who Is It ?”

Written by on 26/11/2018

Olsy Bylyku në “Who is it ?” : Me fillimin e “BE Coffee” kam menduar të përdor dhe Xanax !

Të premten që lamë pas, i ftuar në “Who is it”, në Radio Travel ishte Olsi Bylyku. Personazhi i njohur ju bashkua moderatorit misterioz për një bisedë të këndshme mbrëmjeje. Artisit foli pak rreth fillimeve të tij në boten e medias dhe më pas u përqëndrua tek produksioni aktual në të cilin ai bën pjese.  Olsi së bashku me Bes Kallakun dhe Erion Isain kanë formuar një program shumë interesant, të njohur si “BE Coffee”.

Gjatë bisedës, 20 vjecari u pyet rreth presionit dhe përgjegjesisë që mbart mbi shpatulla. Ai u shpreh se përgjatë fillimeve të këtij programi ka patur më shumë ngarkesë, aq sa ka përfunduar në farmaci për të blerë Xanax (qetsues) por më pas ka vendosur se nuk ishte ky veprimi më I mirë që mund të merrte. Olsi më pas rrëfen se raportet e mira që ka me bashkpuntorët e tij, kanë patur një rol kyç dhe për mbarvajtjen e frymes së tij positive.

“Who is it ?” rikthehet të martën në Radio Travel me një tjeter të ftuar misterioz.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist