Kina dhe Viti i Ri Lunar

Written by on 07/02/2019

Kina dhe Viti i Ri Lunar

Festivali i vitit te ri ne Kine vazhdon deri ne 19 shkurt, i njohur si Festivali i Pranveres nisja e te cilit eshte feste kombetare ne Kine. Data nuk eshte çdo vit ne te njejten dite pasi percaktohet nga kalendari lunar i Kines. Kalendari lunar kinez ka funksionuar si nje udheheqes fetar, dinastie dhe shoqerie prej koherave te lashta. Kockat e orakujve te shenuara me te dhena astronomike tregojne se ky kalendar ka ekzistuar prej shekullit te 14 p.e.s. kur ne fuqi ishte dinastia kineze Shang. Struktura e kalendarit nuk ka qene statike dhe ndryshonte nga nje rajon te tjetri. Kalendari i pershtatet fazave te henes dhe ekuinokseve diellore. Normalisht viti i ri kinez nis me henen e re qe ndodh mes fundit te janarit dhe fundit te shkurtit. Festimet e tij zgjasin 15 dite deri ne henen e plote qe kulmon me Festivalin e Fenereve te kuq. Kalendari kinez perfshin gjithashtu zodiakun kinez, qe eshte i dymbedhjete stineve apo “shenjave”, sipas rruges se diellit ne kozmos. Pranohet pergjithsisht se fillimisht zodiaku kishte te bente me adhurimin e kafsheve. Ai ka ekzistuar ne kulturen kineze qe prej dinastise Qin me shume se  2,000 vjet me pare. Çdo vit i ri shenohet nga karakteristikat e nje prej 12 kafsheve te zoodiakut: miu, demi, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, delja, majmuni, gjeli, qeni e derri. Kete vit eshte viti i Derrit. Zodiaku luan rol te rendesishem ne kulturen kineze dhe mund te perdoret per te parashikuar fatin e vitit perkates.

The beautiful street of jinli (Chengdu, Sichuan, China) just before Chinese new year.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist