Ka nisur puna për ndërtimin e një anije turistike në Shqipëri!

Written by on 22/04/2019

Një anije turistike e destinuar për të lundruar në ujërat shqiptare po ndërtohet në kantierin e Vlorës, pranë Pyllit të Sodës. 10 punonjës shqiptarë dhe 2 mjeshtra turq janë angazhuar në këtë projekt, i cili do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Ky projekt shënon po ashtu një hap përpara në industrinë e ndërtimit të anijeve në vendin tonë, një sektor që ka pasur kulmin e tij të zhvillimit dekada më parë. Anija po ndërtohet në një kantier të vendosur në zonën e Pyllit të Sodës, ndërsa përfshirja në këtë projekt e dy mjeshtrave turq dëshmon edhe nivelin e kënaqshëm të pagesave për punëtorët e angazhuar në këtë industri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist