Ja lideret me te ndjekur ne bote ne Instagram!

Written by on 06/12/2018

Udheheqesi me i ndjekur boteror ne Instagram eshte kryeministri indian Narendra Modi, me 14.8 milione ndjekes. Pas tij eshte presidenti indonezian Joko Widodo, me 12.2 milione pasues, dhe presidenti i Shteteve te Bashkuara, Donald Trump, me 10 milione. Shume prapa, ne renditjen e hartuar nga Twiplomacy eshte kryeministri italian Giuseppe Conte, me me pak se 300 mije ndjekes. Papa Françesko eshte ne vendin e katert me 5.7 milione ndjekes. Pas sovranit te Vatikanit eshte Mbreteresha Rania e Jordanise, presidenti i Turqise, Rexhep Tajip Erdogan dhe profili i Shtepise se Bardhe, te cilet ndiqen nga me shume se 4 milione pasues. Ne vendin e tete ndodhet familja mbreterore britanike , e cila i ka rritur ndjekesit e saj 570 mije me 19 maj 2018, dita e #RoyalWedding midis princit Harry dhe Meghan Markle. Nder evropianet, pas familjes mbreterore britanike, me i ndjekuri eshte presidenti francez Emmanuel Macron (1.2 milione ndjekes) dhe kancelarja gjermane Angela Merkel (763 mije).


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background