Edhe Italia ndalon zhvillimin e 5G nga Huawei
Written by rt on 07/02/2019
Edhe Italia ndalon zhvillimin e 5G nga Huawei
Italia do te ndaloje Huawei dhe ZTE Corp te luajne nje rol ne zhvillimin e infrastruktures 5G te vendit. Per te bere kete,sipas mediave te vendit fqinj, qeveria italiane eshte gati te perdore te ashtuquajturat fuqi te arta qe lejojne qe ajo te terhiqet nga kontratat tashme te nenshkruara pa pasur nevoje te paguaje ndeshkimet. Italia duket se per kete kishte “presion te forte” nga Shtetet e Bashkuara. Huawei perballet me shqyrtimin nderkombetar mbi lidhjet e tij me qeverine kineze dhe dyshimin se Pekini mund te perdorte teknologjine e tij per spiunazh, te cilen kompania e mohon.