Dior, një koleksion me motive afrikane

Written by on 30/04/2019

Marakeshi, kryeqyteti i turizmit në Marok ka pritur sfilaten e Dior me koleksionin e ri me motive afrikane. Rreth 800 persona të konsideruar si të privilegjuar, klientë besnikë, gazetarë e personalitete me ndikim, u ftuan në shfaqjen e zhvilluar në rrënojat e pallatit të vjetër “Badi”, sfondi i të cilit ishte kthyer në një skenë spektakolare për ta bërë të dukej si një botë ëndrre. 89 modele nga e gjitha bota i treguan publikut një përzierje pëlhurash e ngjyrash. “Christian Dior Couture” pati një performancë të jashtëzakonshme tremujorin e parë të vitit 2019 për të gjitha kategoritë e të gjitha rajonet, sipas të dhënave të publikuara nga grupi “Bernard Arnault”, që përfshin më shume se 70 marka.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist