Zbulohet balena “spiune”në brigjet norvegjeze!
Written by rt on 30/04/2019
Peshkatarët kanë zbuluar një balenë të bardhë, të mbështjellë me parzmore në brigjet e Finmark, në verilindje të Norvegjisë. Sipas tyre balena ishte e lidhur me rripat që mesa duket ishin të posacme për të mbajtur kamera. Ekspertët detarë kanë deklaruar se mund të bëhet fjalë për një balenë të huaj , me mision në brigjet e tyre. Nga ekspertimi i parzmores lidhur në trupin e balenës, dukej qartë shkrimi “pajisjet Shën Petërburg”, cka i ka nxjerrë ata në përfundimin se mund të bëhet fjalë për një balenë të trajnuar nga ushtria ruse. Drejtoria e marinës vendase e ka liruar balenën , dhe është lënë e lirë të notojë ne brigjet e tyre.