Boing 737 del nga pista, shpëtojnë mrekullisht të gjithë pasagjerët

Written by on 04/05/2019

 

 

Avioni Boing 737 i Miami Air International doli nga pista dhe rrëshqiti në lumin St. Johns, gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville ne SHBA. Avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit dhe sipas policies të gjithe mbijetuan. Sipas të dhënave të aeroportit, avioni erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë. Arsyeja e këtij aksidenti ende nuk dihet. Jacksonville ndodhet në brigjet lindore të SHBA në shtetin federal të Floridës.  Nderkohe kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry ka deklaruar, se presidenti Trump ka ofruar ndihmën e tij.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist