Arkeologët zbulojnë qindra thesare në këtë qytet grek!

Written by on 25/04/2019

 

 

Ndërtimi i një rrjeti metroje në Selanik ka zbuluar një thesar të jashtëzakonshëm të objekteve të lashta, si kurora dhe unaza prej ari dhe statuja të perëndeshës Afërditë.  Arkeologët kanë gërmuar më shumë se 300,000 artefakte, nga monedha dhe stoli në statuja mermeri, amfora, llamba  nafte dhe vazo parfumi. Ato u gjetën në atë që do të ishte qendra e lulëzuar tregtare e qytetit të lashtë, që ishte rajoni i dytë më i rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës. “Gërmimet janë projekti më i madh arkeologjik i viteve të fundit në Greqi”, tha Yannis Mylopoulos, kryetari i Attiko Metro, kompania që ndërtoi rrjetin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist